• e mërkurë, 26 qershor 2024

Ndërtohet sallë e re sportive në shkollën në Jabollçishte të Epërme

Ndërtohet sallë e re sportive në shkollën në Jabollçishte të Epërme

Veles, 19 prill 2023 (MIA) - Nga viti i ardhshëm shkollor, mbi 600 nxënës nga SHF "Liria" në Jabollçishte të Epërme, edukimin fizik do ta ndjekin në një sallë moderne sportive. Salla sportive është në vlerën prej 317 mijë eurove nga mjetet nga programi TAV, informoi kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski.

Ai së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi dhe deputetin nga Komuna e Çashkës, Muhamed Kadriov, e vizituan fshatin Jabollçishte e Epërme, ku është duke u ndërtuar salla e re sportive.
 
"Me këtë projekt e përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve të këtij vendbanimi. Me këtë i dhamë fund problemit të mungesës së sallës sportive në shkollën fillore "Liria" e cila njëkohësisht është edhe dëshira e kahmotshme e të rinjve në Jabollçishte të Epërme, të cilët gjithashtu mund ta shfrytëzojnë për aktivitete sportive"; theksoi kryetari Stojanovski. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR