Ndërtesa e MPJ-së është ndriçuar me ngjyrat e flamurit gjerman me rastin e vizitës së nesërme të Analena Berbok
- Me rastin e vizitës së nesërme të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës Fedrale të Gjermanisë, Analena Berbok në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme sonte është ndriçuar me ngjyrat e flamurit gjerman.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:20, 22 mars, 2023

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Me rastin e vizitës së nesërme të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës Fedrale të Gjermanisë, Analena Berbok në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme sonte është ndriçuar me ngjyrat e flamurit gjerman.
"Gjermania vazhdon të jetë një prej promovuesve më të fuqishëm të integrimit evropian të rajonit", qëndron në faqen zyrtare të MPJ-së në Fejsbuk.

Sipas agjendës nga MPJ, pas arritjes, berbok dhe Osmani do të mbajnë takim sy-më-sy, më pas do të pasojë takimi i dy delegacioneve, ndërsa dy ministrat do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për shtyp.
Fokusi i bisedimeve mes dy ministrave, siç paralajmëruan të dy palët, do të përqendrohet në procesin inkuadrues të vendit në BE, mes tjerash edhe në ndryshimet kushtetuese, si obligim i ynë i ndërmarrë për vazhdim të procesit të negociatave me Unionin.
Pas vizitës në Shkup, Analena Berbok të premten do të udhëtojë drejt Gjeorgjisë. ab/