• e martë, 24 dhjetor 2024

Ndërron jetë poetja dhe studiuesja Lindita Ahmeti

Ndërron jetë poetja dhe studiuesja Lindita Ahmeti

Shkup, 9 prill 2024 (MIA)- Mëngjesin e sotëm në moshën 50 vjeçare papritur ka ndërruar jetë Lindita Ahmeti, poete dhe studiuese nga Shkupi.

Njoftimin për humbjen e saj e ka bërë të ditur babai i saj Xhabir Ahmeti në rrjetet sociale.

 “Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme, Linditën para një gjysmë ore”, ka shkruar Ahmeti.

Bota letrare, miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale kanë shprehur ngushëllimet dhe vlerësimet më të larta për humbjen kaq befas të Linditës.

Ajo ka kryer Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit dhe ka qenë e punësuar në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Është autore e disa botimeve, kurse poezia e saj konsiderohet si ndër më të veçantat në letërsinë moderne shqipe. Është fituese e shumë çmimeve dhe mirënjohjeve.

Lindita Ahmeti është motra e aktorit të ndjerë Luran Ahmeti dhe vajzë e shkrimtarit Xhabir Ahmeti.

 

QËNDRONI TË LIDHUR