• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Ndërroi jetë Trevor Frensis, futbollisti i parë anglez me një transfer prej një milion dollarësh

Ndërroi jetë Trevor Frensis, futbollisti i parë anglez me një transfer prej një milion dollarësh

 Londër, 24 korrik 2023 (MIA) – Ish-futbollisti anglez Trevor Frensis ka ndërruar jetë sot në qytetin spanjoll Marbella në moshën 69-vjeçare nga një atak në zemër, raporton Bi-Bi-Si.

 Frensis ishte futbollisti i parë anglez në histori, transferimi i të cilit u pagua me një milion funta, kur  në vitin 1979 u transferua nga Birmingemi në Notingem Forest.

 “Kjo për të gjithë ne është një tronditje e madh. Të gjithë jemi shumë të mërzitur. Ishte një futbollist legjendar dhe një person jashtëzakonisht i mirë”, tha familja e tij.

 Frensis me Notingenin  fitoi dy tituj evropianë (1979, 1980), ndërsa për kombëtaren angleze luajti në 52 ndeshje dhe shënoi 12 gola.

Foto: Fesjbuk

QËNDRONI TË LIDHUR