Ndërroi jetë nobelisti Kenzaburo Oe
- Shkrimtari dhe nobelisti japonez, Kenzaburo Oe ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, kumtoi sot shtëpia e tij botuese "Kodansha".
- Post By Arta Bunjaku
- 13:28, 13 mars, 2023

Tokio, 13 mars 2023 (MIA) - Shkrimtari dhe nobelisti japonez, Kenzaburo Oe ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, kumtoi sot shtëpia e tij botuese "Kodansha".
Oe ishte një ndër krijuesit më të rëndësishëm letrar në Japoni pas Luftës së Dytë Botërore. Veprat e tij janë me tema politike, sociale dhe filozofike, siç është armatimi bërthamor, mospërputhja në shoqëri dhe ekzistencializmi. Ai e fitoi Çmimin Neobel për letërsi në vitin 1994, ndërsa ishte i njohur edhe si prëfaqësues i kushtetitës pacifiste japoneze dhe luftëtar kundër enetgjisë bërthamore, transmeton agjencia japoneze e lajmeve Kjodo.
Në romanin "Jetë e thjeshtë" të vitit 1990 Oe merret me çështjen për fëmijët me pengesa dhe familjen. E dhe vetë ai ka pasur një djalë me pengesa. Në mesin e romaneve të tij të njohur është edhe "E qara e heshtur" i vitit 1967 - vepër në të cilën gërshetohen mitet dhe historia e fshatrave malore japoneze me kohët bashkëkohore. ab/
Foto: Vikipedia.