Ndërroi jetë ish-kryetari i Komisionit evropian, Zhak Delor
- Ish-kryetari i Komisionit evropian, Zhak Delor ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, kumtoi vajza e tij, Martin Obri.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:40, 27 dhjetor, 2023

Paris, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Ish-kryetari i Komisionit evropian, Zhak Delor ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, kumtoi vajza e tij, Martin Obri.
"Ndërroi jetë sot në mëngjes në shtëpinë e tij në Paris", deklaroi Obri.
Delor ishte kryetari i tetë i Komisionit evropian dhe njeriu i parë në atë funksion në tre mandate, prej vitit 1985 deri në vitin 1995. Paraprakisht ishte ministër francez i Financave prej vitit 1981 deri në vitin 1984. ab/
foto: МIА arkivi