• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërroi jetë edhe kamionisti i tretë ukrainas në bllokadën në kufirin polak

Ndërroi jetë edhe kamionisti i tretë ukrainas në bllokadën në kufirin polak

Varshavë, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Ka ndërruar jetë kamionisti i tretë ukrainas në bllokadën në kufirin polak, e organizuar nga kamionistët polakë, informon televizioni publik ukrainas Suspilne.

Duke e cituar një përfaqësues të Asociacinit Ndërkombëtar Ukrainas të Transportuesve, televizioni njoftoi se shoferit i ishte përkeqësuar gjendja në vendkalimin Krakivec - Korshovë, që është një nga katër pikat e përfshira nga protestat.

Suspilne shton se muajin e kaluar në bllokada tashmë humbën jetën dy shoferë të tjerë të kamionëve. 

Kamionistët polakë protestojnë sepse shoferët ukrainas ua kanë zvogëluar çmimet e tyre për transport të mallrave. Kievi thotë se për shkak të vëllimit të komunikacionit ushtarak, sistemi për dhënien e lejeve për kamionë nuk është i realizueshëm.

Shoferët polakë i bllokojnë vendkalimet qysh nga 6 nëntori, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta kthejë sistemin që kërkon nga kompanitë ukrainase të sigurojnë leje për punë, si dhe nga kamionistët evropianë të hyjnë në Ukrainë.

Një nga vendkalimet, Jahodin-Dorohusk, u rihap për trafik këtë javë, por mund të mbyllet përsëri pasi gjykata vendosi që kryebashkiaku polak nuk mund t'i ndalonte shoferët e kamionëve të mbanin protesta në komunën e tij.

Kamionistët sipas gjitha gjasave aty do ta vazhdojnë protestën edhe nesër. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR