Ndërpritet komunikacioni në tunelin e Katllanovës
- Komunikacioni nga Velesi drejt Shkupit, në tunelin e Katllanovës, është ndërprerë tërësisht, kumtoi LAMM.

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Komunikacioni nga Velesi drejt Shkupit, në tunelin e Katllanovës, është ndërprerë tërësisht, kumtoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.