• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa lokacione në Shkup

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa lokacione në Shkup

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi njoftuan se për shkak të defekteve në rrugë furnizimi me ujë do të ndërpritet në disa lokacione në Shkup.

Siç qëndron në kumtesë, pa ujë mbeten objektet në afërsi të "Holidej in", rrugët Maksut Sadik pn, rruga 376 dhe rruga 380, përfshirë edhe objektin e Universitetit "Nëna Terezë", disa pjesë të rrugëve Boris Trajkovski, rruga Ivan Kozarov, rruga Viktor Hygo dhe rruga Nevena Gjorgieva Dunja, si dhe shfrytëzuesit e rrugës Damaska, Prashka dhe një pjesë e rrugës Bukureshka. 

Siç bëjnë të ditur nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi furnizimi me ujë do të ndërpritet prej orës 9:00 deri në përfundimin e sanimit të defektit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR