• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë potencial për të forcuar rritjen ekonomike, ato kanë në dispozicion instrumente financiare të BE-së

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë potencial për të forcuar rritjen ekonomike, ato kanë në dispozicion instrumente financiare të BE-së

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Potenciali i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) në rajon dhe mbështetja e BE-së për rritjen e tyre janë fokusi i një ngjarjeje hibride rajonale në temën "Open4Business - Made in the Western Balkans - Supported by EU" e organizuar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Fondin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor ( "Western Balkans 6 Chamber Investment Forum" - WB6CIF).

Ambasadori i BE-së Dejvid Gir, duke iu drejtuar forumit, theksoi se NVM-të janë shtytës thelbësorë të rritjes shoqërore, duke përbërë 99 për qind të të gjithë performancës së regjistruar, e megjithatë gjetjet e OCDE-së të 2020 tregojnë se NVM-të në rajon vazhdojnë të përballen me vështirësi në qasjen deri te financat dhe zhvillimi digjital, si dhe pjesëmarrje e ulët në tregtinë ndërkombëtare.

"Kemi një numër të madh instrumentesh financiare. Kemi mjete prej 600 milionë euro. Në terren, ka institucione financiare që do të sigurojnë që kompanitë të kenë financa për të hulumtim për zhvillimin e produkteve të reja, për të depërtuar në tregje të reja dhe për të rritur përpjekjet e gjelbra dhe digjitale. Këto janë qëllimet e planit investues ekonomik", tha Giri.

Është me rëndësi thelbësore, konsideron ai, që këto kompani të mbeten elastike dhe konkurruese dhe të promovojnë strategji për rritje të qëndrueshme në të ardhmen.

"Ne jemi ambiciozë meqë duam që gjithnjë e më shumë partnerë nga Ballkani Perëndimor të hyjnë në tregun e vetëm meqë në disa prej vendeve nivelet e produktivitetit janë mjaft të ulëta, rreth 60 për qind të mesatares së BE-së, por me inovacione, ky hendek do të ishte zvogëluar. Me mbështetjen e mirëfilltë, besojmë se ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme mund të forcojnë ndjeshëm rritjen ekonomike. Në këtë kontekst, tregu i përbashkët rajonal ka potencialin të jetë një katalizator i fortë për zhvillimin dhe rritjen e biznesit dhe, në të njëjtën kohë, të sjellë investitorët, e me këtë edhe hap pas hapi, të mbërrijmë në tregun e përbashkët, të vetëm të BE-së. Po ashtu, është i rëndësishëm edhe rrjetëzimi dhe bashkimi i kompanive që do të pasojë", tha ambasadori i BE-së Gir.

Ministri i Financave Fatmir Besimi theksoi se iniciativat që janë duke u ndërmarrë në nivel kombëtar me të cilat sigurohen burime financiare për mbështetje të ekonomisë, së bashku me iniciativat që në këtë drejtim janë vendosur nga BE-ja, japin shanse më të mëdha për ndërmarrjet që përmes procesit të këtillë gjithëpërfshirës të bëhen më konkurrent në tregun evropian dhe të përballen me sfidat e atij tregu.

“Në një periudhë në të cilën përballemi me kriza, jemi të drejtuar para disa sfidave - të sigurohet balanci fiskal, të zbatohet konsolidim fiskal, e nga ana tjetër të sigurohet rritje. Për këtë qëllim, duke ndjekur shembullin e BE-së dhe Planit të Junkerit, ne kemi përgatitur Plan për rritje të përshpejtuar ekonomik që përmban udhëzime se si të mbështesim rritjen në kohë krize, por edhe të marrim forma të ndryshme të instrumenteve financiare për të arritur prosperitet dhe zhvillim", tha Besimi.

Ai iu referua instrumenteve financiare të Ministrisë së Financave, siç janë obligacioni civil, i gjelbër dhe strukturor.

"Këto janë instrumente të reja në tregun e kapitalit, që i ka lëshuar Qeveria këtë vit, por ka edhe nisma të tjera, siç është Fondi i garancisë në Bankën e Zhvillimit, i cili mbështet kompanitë vendore dhe shërben për të përmirësuar qasjen deri te financat përmes bankave afariste, me garanci nga Banka Zhvillimore. Më pas instrument përmes të cilit ofrohen garanci për kompanitë eksportuese, ku janë parashikuar 10 milionë euro për zhvillim dhe 15 milionë euro për garanci për investime, po ashtu përmes Bankës Zhvillimore. Që nga java e kaluar, është vendosur Fondi për efikasitet energjetik në Bankën Zhvillimore, i cili, ndër të tjera, do të financohet nga obligacioni i gjelbër dhe do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Përveç kësaj, 150 milionë euro janë në dispozicion për kompanitë nga Banka Investuese Evropiane dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës", tha Besimi.

Kjo, sipas ministrit, është injeksion serioz për sektorin privat gjatë kësaj periudhe krizash të shumëfishta, por gjithashtu paraqet mbështetje për procesin e tranzicionit të gjelbër dhe aftësisë konkurruese të kompanive vendore në tregun e përbashkët të ardhshëm evropian.

Në sigurimin e mjeteve financiare, thotë Besimi, është e rëndësishme që të kemi partnerë të ngushtë në Evropë, nga ku këtë vit Maqedonia mori një grant prej 80 milionë eurosh për t'u përballur me krizën dhe 100 milionë euro shtesë mbështetje buxhetore për të gjitha politikat.

Gert Jan Kopman, drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të KE-së për fqinjësi dhe bisedimet për zgjerim, vuri në dukje përmes video porosisë se BE ka paralajmëruar një plan të ri për rritje për Ballkanin Perëndimor, e në thelb është që të arrihet afrim më i madh shoqëror dhe politik të rajonit në BE.

"Plani investues ekonomik për Ballkanin Perëndimor thekson rëndësinë e forcimit të aftësisë konkurruese të këtyre NVM-ve. Ai gjithashtu angazhohet për sektor më të shëndetshëm dhe më garues privat. Gjatë 10 viteve të fundit, BE ka ofruar më shumë se 500 milion euro duke çuar në një shumë të përgjithshme investuese prej 10 miliardë euro në partneritet me institucionet financiare. Ky financim mbështeti 6.500 kompani dhe krijoi mbi 100.000 vende pune në rajon. Shërben për të mbështetur aftësinë konkurruese të kompanive, por plani tani ka një qëllim më të lartë. Ka katër shtylla. E para është promovimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal, e dyta është integrimi të sigurojë tregun e vetëm, e treta është thellimi i reformave shoqërore dhe politike, dhe e katërta është segmenti financiar. Duam të tërheqim kompanitë evropiane për të ardhur në Ballkanin Perëndimor dhe për të bërë biznes këtu", tha Kopmani.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski, është një mashtrim se Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut përfaqëson vetëm interesat e kompanive të mëdha, meqë në radhët e saj ka qindra ndërmarrje të vogla dhe mikro që janë aktive në krijimin e lidhjeve me kompani të mesme dhe të mëdha dhe se beglat e reja janë baza për krijimin e vlerës së shtuar që është e nevojshme për zhvillimin e tyre.

"Prandaj mendoj se konkretisht dhe në mënyrën e duhur jemi duke realizuar dy sloganet thelbësore, që është slogani i Forumit të odës investive në kuadër të BE-së të Procesit të Berlinit - një ekonomi, një rajon dhe i hapur për bizneset, e krijuar në Ballkanin Perëndimor, e mbështetur nga BE-ja. Kjo është formula për zhvillimin tonë të përshpejtuar sepse ne duhet të shkojmë sa më shpejt në rrugën drejt Brukselit, i cili është përcaktuesi ynë i vetëm, në mënyrë që të zvogëlojmë diferencën kohore në zhvillim, në mënyrë që duke u bashkuar me ne në një ekonomi të tillë të zhvilluar, do të krijohet perspektiva e re për ne. 

QËNDRONI TË LIDHUR