• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërmarrja nga Maqedonia e Veriut Sajtroks SHA në "listën e zezë" amerikane për shkak të zhvillimit të softuerit për spiunim

Ndërmarrja nga Maqedonia e Veriut Sajtroks SHA në

Uashington, 18 korrik 2023 (MIA) - Qeveria e SHBA-së shtoi edhe katër entitete të huaja spiunazhi komerciale në listën për kufizime tregtare për shkak të angazhimit në aktivitete, të cilat janë në kundërshtim me sigurinë kombëtare ose interesat e jashtme politike të SHBA-së, mes të cilave edhe ndërmarrja Sajtroks SHA nga Maqedonia e Veriut.

Ndërmarrjet tjera janë Inteleksa S.A. nga Greqia, Inteleksa Limited nga Irlanda dhe Sajtroks Holdings Crt nga Hungaria, kumtoi Departamenti i Shtetit.

"Këto kompani janë shtuar në listën e entiteteve në bazë të konfirmimit se merren me tregti me sajbereksploatime që të marrin qasje në sistemet informative, duke e sjellur në rrezik privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave mbarë botën", informon Zëri i Amerikës.

Departamenti i Shtetit njofton se aksioni i sotëm është pjesë e tentimeve për kundërshtimin e rreziqeve nga softueri komercial për spiunim. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR