• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Ndërmarrja komunale publike dhe NPQ në fokus të takimit mes Arsovskës dhe Qeverisë, pritet ajo të përpilojë plan deri në fund të javës (PLT)

Ndërmarrja komunale publike dhe NPQ në fokus të takimit mes Arsovskës dhe Qeverisë, pritet  ajo të përpilojë plan deri në fund të javës (PLT)

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Ndërmarrja komunale publike dhe Ndërmarrja për qarkullim publik ishin në fokus të takimit të sotëm mes kryeministrit Hristian Mickoski, minsitrit të Qevetëqeverisjes Lokale, Zllatko Pirinski dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. epilogu i takimit, siç njoftoi ministri, ishte që kryetarja e Qytetit, deri në fund të javës të përpilojë plan i cili do t'u prezantohet këshilltarëve në kuadër të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Ministri Perinski në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit deklaroi se janë më të shqetësuar tani, se sa para se të fillojë takimi.

"Praktikisht mund të them se jemi akoma më të shqetësuar tani, se sa para se të fillojë tkaimi. Shkurtimisht, pritjet tona si Qeveri ishin se nga ana e Qytetit do të dëgjojmë ndonjë plan apo nevoja reale të cilat, ne si Qeveri do të mund të ndihmojmë që ai plan të realizohet. Por, nga ana e tyre nuk dëgjuam asgjë konstruktive", tha ministri.

Shtoi se si përfundim i përgjithshëm është mungesa e komunikimit mes grupeve të këshilltarëve në kuadër të Qytetit të Shkupit dhe prandaj, siç shtoi, kryetarja e Qytetit ka propozuar deri në fund të kësaj jave të përpilojë ndonjë plan, i cili, para së gjithash, do t'u prezantohet këshilltarëve në kaudër të Këshillit të Qytetit të Shkupit. 

Minsitri Perinski tha se do ta presin propozimin deri në fund të javës dhe në bazë të atij propozimi do të sjellin konkludime.

"Shpresojmë për konstruktivitet, para së gjithash ndaj këshilltarëve dhe ndaj faktorëve të tjerë politik në nivel të Qytetit të Shkupit nga ana e tyre, ne si qeveri gjithsesi qëndrojmë në dispozicion nëse dikush në ndonjë mënyrë konsideron se mund të ndihmojmë në pajtim me ingerencat tona ligjore", potencoi ai.

Ndau se nga ana e kryetares së Qytetit ishte arguemntuar edhe fakti se nga qeveria e kaluar nuk kanë paguar mjete nga buxheti për transport të studentëve ndaj NPQ-së, dhe sipas tyre, ajo është pengesa për funksionim normal të ndërmarrjes.

Lidhur me pyetjen nëse qeveria ka ofruar ndonjë zgjidhje, Perinski u përgjigj se kompetencat e Qytetit dhe të kryetares janë qartësisht të konstatuara me Ligj.

Ministri informoi se në takim nuk kanë kërkuar që Arsovska të largohet nga funksioni i kryetares së Shkupit, megjithatë, tha se konsideron se kjo është një prej zgjidhjeve.

"Takimi praktikisht ishte në drejtim konstruktiv për të parë nëse mund t'i zgjidhim problemet. Nëse largohet për momentin, unë konsideroj se kjo është një prej zgjidhjeve të problemeve. Megjithatë më duhet një s]zgjidhje sistematike. ne kemi problem në dy ndërmarrjet publike", tha ai.

Lidhur me kërkesën e BNJVL-së për marrje të ingerencave Arsovskës, ai tha se duhet shqyrtuar në dy mënyra.

"Së pari në mënyrë legaliste, sipas Ligjit, dhe së dyti, çka do të ndodhë në praktikë. Për momentin si Qeveri e shqyrtojmë kërkesën në abzë të Ligjit nëse në pajtim me Ligjin mund të bëhet kjo. Së dyti, nëse në praktikë do ta zgjidhë problemin e shkupjanëve nesër. Unë mendoj se jo. Se për diçka të tillë, të hyhet në një avanturë të tillë, mendoj se do të nevojitet një kohë më e gjatë që të sillet ndonjë përmirësim nga aspekti i higjienës në Shkup", tha minsitri.

I pyetur nëse planifikon të parashtrojë denoncim kundër kryetares së Qytetit lidhur me mosveprimin e saj, ai u përjgigj se si qytetar i Shkupit, po, por jo si ministër. ab/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR