NATO mendon ta vendosë në gjendje gatishmërie armatimin bërthamor
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg deklaroi se ka pasur konsultime mes anëtareve të Aleancës për nxjerrjen e armëve bërthamore nga depot, sistemimin e tyre dhe vendosjen e tyre në gjendje gatishmërie.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:20, 17 qershor, 2024
Bruksel, 17 qershor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg deklaroi se ka pasur konsultime mes anëtareve të Aleancës për nxjerrjen e armëve bërthamore nga depot, sistemimin e tyre dhe vendosjen e tyre në gjendje gatishmërie.
"NATO po bisedon për sistemimin e disa armëve bërthamore, e përballur me kërcënimin në rritje nga Rusia dhe Kina", deklaroi Stoltenberg për Telegrafin britanik.
Sipas tij, Aleanca duhet ta tregojë arsenalin e vet bërthamor në mënyrë që t'u dërgojë porosi të drejtpërdrejtë kundërshtarëve të vet.
"Nuk do të hyjmë në hollësitë operative për atë se sa kokë bërthamore duhet të jenë operative, por duhet të konsultohemi për këto çështje. Mu këtë po e bëjmë", tha Stoltenberg.
Ai theksoi se transparenca për armët bërthamore duhet të jetë një ndër bazat e strategjisë bërthamore të NATO-s në përgatitjen e Aleancës për, siç tha, botën gjithnjë e më të rrezikshme.
"Transparenca ndihmon të transmetohet porosi e drejtpërdrejtë se ne, kuptohet, jemi aleancë bërthamore. Qëllimi i NATO-s është, kuptohet, botë pa armë bërthamore, por gjithnjë derisa ka armë bërthamore, ne do të mbetemi aleancë bërthamore", tha Stoltenberg.
Sipas tij, Kina posaçërisht investon në armë moderne, duke përfshirë edhe arsenalin e saj bërthamor, i cili, sipas tij, deri në vitin 2030 do të shndërrohet në 1.000 kokë bërthamore.
"Dhe kjo do të thotë në një të afërme jo aq të largët NATO mund të përballet me diçka me të cilën asnjëherë deri më tani nuk është përballur, e ato janë dy kundërshtarë potencial me armë bërthamore, Kina dhe Rusia", tha Stoltenberg. ab/
fotо: ЕPА