• e martë, 17 dhjetor 2024

Nastov për MIA-n: 11 fëmijë janë pranuar në spitalin e qytetit pas sfidës së re të "Tik tokut", dy me thyerje të duarve

Nastov për MIA-n: 11 fëmijë janë pranuar në spitalin e qytetit pas sfidës së re të

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Njëmbëdhjetë persona janë lënduar dhe janë pranuar në spitalin e qytetit në Shkup pas sfidës së re në rrjetin sicial "Tik tok", ndërsa dy prej tyre janë me thyerje të duarve, konfirmoi për MIA-n u.d. drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit", dr. Nebojsha Nastov.

Siç theksoi, fëmijët janë të moshës prej 10 deri 16 vjeç dhe të gjithë janë nga Shkupi.

"Njëmbëdhjetë fëmijë janë pranuar në spital përfundimisht me ditën e djeshme deri në orën 13:00. Është e mundur të ketë më shumë fëmijë, por kjo është ajo që ne e kemi si informatë për mekanizëm të lëndimit", tha Nastov për MIA-n.

Në pyetjen e gazetarëve për çfarë sfide bëhet fjalë, ai sqaroi se bëhet fjalë për shtrirje të duarve në stilin e "supermenit" dhe më pas rrëzimin e fëmijëve.

"Shtrihen duart si personazhi i "supermenit". Grupi e kapë dhe e hedhë lartë djalin apo vajzën sfiduese. Këtë ma spjeguan mua. nuk kam parë dhe nuk mund të them saktësisht. ka edhe vajza edhe djem, fëmijë", shtoi Nastov.

Ai bëri thirrje të mos bëhen gjëra të këtilla në të ardhmen, sepse mund të përfundojnë me pasoja më serioze.

"Për fat të mirë, nga këta 11 fëmijë, dy janë vetëm me thyerje të duarve, të tjerët janë me mavijosje. por, nëse vazhdon, mund të ketë pasoja më serioze. Nëse fëmia bie në kokë, do të ketë lëndime më të rënda", shtoi Nastov. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR