• e mërkurë, 03 korrik 2024

Napoli e shkarkoi Macarin, Kalcona emërohet trajner i ri

Napoli e shkarkoi Macarin, Kalcona emërohet trajner i ri

Neapol, 29 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri italian, Valter Macari është larguar nga posti i trajnerit të Napolit, u publikua në ueb faqen zyrtare të klubit.

Françesko Kalcona, i cili ëshët në krye të kombëtares së Sllovakisë, është emëruar trajneri i ri i "napolitanëve".

"Falenderoj Valter Macarin, një mik i Napolit dhe familjes De Laurentiis, për mbështetjen e skuadrës në këtë moment të vështirë. Ai do të mbetet në zemrat e napolitanëve", tha presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis për ueb-faqen e klubit.

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari Macari ka drejtuar skuadrën e Napolit që nga viti 2023. Napoli aktualisht ndodhet në vendin e 9-të në Serie A me 36 pikë nga 24 xhiro.

Nesër Napoli do të luajë kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR