Nagelsman është në rrethin e ngushtë të Realit, Ançeloti do të ruajë vendin e tij vetëm nëse fiton Ligën e Kampionëve
- Real Madridi mund ta ftojë Julian Nagelsman në pozitën e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Madrid, 18 prill 2023 (MIA) - Real Madridi mund ta ftojë Julian Nagelsman në pozitën e trajnerit për sezonin e ardhshëm.
Sipas "Sky Sport", klubi madrilen është i interesuar për shërbimet e ish trajnerit të Bajernit të Mynihut. Gjermani është në listën e ngushtë të trajnerëve, emërimin e të cilëve Reali mund ta shqyrtojë në një të ardhme të afërt.
Supozohet se Karlo Ançeloti do të mbajë postin e trajnerit në Real Madrid vetëm nëse skuadra e fiton Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Për angazhimin e Nagelsman janë të interesuar edhe klubet e Premier Ligës, Çelzi dhe Totehnam. ls/
Foto: EPA