Nadal dhe Shvjontek bartësit e parë të Australia open
- Organizuesit e Australia open i caktuan bartësit për gren - slemin e parë të sivjetmë i cili fillon më 16 janar, ndërkaq ata janë Rafael Nadal në konkurrencën e meshkujve dhe Iga Shvjontek në
- Post By Arta Bunjaku
- 17:58, 11 janar, 2023

Melburn, 11 janar 2023 (MIA) - Organizuesit e Australia open i caktuan bartësit për gren - slemin e parë të sivjetmë i cili fillon më 16 janar, ndërkaq ata janë Rafael Nadal në konkurrencën e meshkujve dhe Iga Shvjontek në konkurrencën e femrave.
Për shkak të lëndimit, në turneun në Melburn do të mungojë reketi i parë botëror, spanjolli Karlos Alkaraz, dhe në vend të tij, bartës i parë është caktuar bashkëkombasi i tij, Nadal, i cili vitin e kaluar e fitoi titullin e Australia open me triumf në finale ndaj rusit Danill Medvedev.
Pas Nadalit vijnë Kaspar Rud (Norvegji), Stefanos Cicipas (Greqi), Novak Gjokoviq (Serbi) dhe rusi Andrej Rubljov si bartës i pestë.
Në konkurrencën e grave, pas tenistes Shvjontek, mes pesë bartëseve të para u gjendën Ons Xhaber, amerikanja Xhesi Pegula, Karolin Garsia nga Franca dhe Arina Sabalenka nga Bjellorusia. ab/