• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Na duhet konsolidim, deklaroi Gashi për bashkimin e mundshëm të partive nga koalicioni "VLEN" në një parti

Na duhet konsolidim, deklaroi Gashi për bashkimin e mundshëm të partive nga koalicioni

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Është mirë të kemi një subjekt politik të fuqishëm dhe të qëndrueshëm në mesin e shqiptarëve që do t'i përfaqësojë ata në mënyrë dinjitoze dhe afatgjatë, tha sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për idenë e bashkimit të koalicionit "VLEN" në një parti politike. Gashi i cili është ish lider dhe themelues i Alternativës, nuk ka thënë konkretisht se kur do të bëhet ky unifikim në një subjekt politik.

"Mendoj se ky koalicion duhet të shndërrohet në një strukturë homogjene dhe do t'i përfaqësojë shqiptarët denjësisht dhe në aspekt afatgjatë dhe mendoj që qytetarët duhet të kenë dhe të shohin stabilitet në një strukturë politike. Ndryshe është kur është koalicion, ndryshe kur është subjekt politik. Është e rëndësishme që në këtë proces, tani pas zgjedhjeve, po punohet në homogjenizimin e strukturave", tha Gashi.

Ideja, sipas tij, ishte që ajo të jetë graduale dhe të rrjedhë natyrshëm. "Që të mos jetë administrative dhe në mënyrë të dhunshme. Do të shohim kjo do të jetë përmes komisioneve të përbashkëta, organeve të përbashkëta, kryesisë”, ka thënë Gashi.

Javën e kaluar, lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka konfirmuar se po punohet për këtë ide pa konkretizuar se kur mund të realizohet përfundimisht. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR