Nëse sot nuk zgjidhet kryetari i komunës, raund të dytë të zgjedhjeve do të ketë më 2 nëntor
- Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet, ndërsa rezultatet jozyrtare nga zgjedhjet lokale të mbajtura sot pritet të dihen në orët e ardhshme. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) duhet të shpallë rezultatet fillestare të votimit jo më vonë se 12 orë pas përfundimit të zgjedhjeve.
- Post By Fami Bajrami
- 19:30, 19 tetor, 2025
Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) - Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet, ndërsa rezultatet jozyrtare nga zgjedhjet lokale të mbajtura sot pritet të dihen në orët e ardhshme. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) duhet të shpallë rezultatet fillestare të votimit jo më vonë se 12 orë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Nëse në raundin e parë asnjë kandidat për kryetar komune nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave në përputhje me nenin 132 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor, në raundin e dytë do të votohet për dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Raundi i dytë i votimit do të mbahet brenda 14 ditëve nga dita e përfundimit të raundit të parë të votimit. Në raundin e dytë të votimit, kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave do të zgjidhet kryetar komune.
Në të paktën në 21 komuna ku ka dy kandidatë, zgjedhjet pritet të përfundojnë sonte dhe do të zgjidhet një kryetar komune, por sipas sondazheve të publikuara para zgjedhjeve, kjo është e mundur edhe në komuna të tjera.
Nëse edhe pas raundit të dytë nga arsye të ndryshme nuk zgjidhet kryetar i komunës, komisioni zgjedhor në afat prej 15 ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve duhet të njoftojë Qeverinë.
Këshilltarët zgjidhen në raundin e parë të zgjedhjeve duke përdorur modelin proporcional, me shpërndarjen e vendeve që kryhet sipas formulës së Dontit. Sipas formulës, numri i përgjithshëm i votave të marra për listat e propozuara të kandidatëve pjesëtohet me sekuencën e pjesëtuesve 1, 2, 3… deri në numrin e anëtarëve të këshillit që do të zgjidhen në komunën përkatëse. Koeficientet e përftuar në këtë mënyrë renditen sipas madhësisë, duke marrë parasysh koeficientet më të mëdhenj aq anëtarë sa zgjidhen në këshill. Një listë kandidatësh merr aq anëtarë në këshill sa ka koeficientet më të mëdhenj të atyre që merren parasysh.
Fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve fillon menjëherë të hënën më 20 tetor dhe përfundon më 30 tetor në mesnatë, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve është më 2 nëntor.
Foto: arkivi