• e martë, 24 dhjetor 2024

Nëntë viktima nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Kolumbi

Nëntë viktima nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Kolumbi

Buenos Aires, 30 prill 2024 (MIA) - Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Kolumbinë veriore në të cilin kanë vdekur nëntë udhëtarët që ishin në të, kumtoi ushtria e vendit amerikano-jugor.

Helokopteri Mi-17 është rrëzuar në afërsi të qytetit Arenal del Sur në departamentin Bolivar në Kolumbinë veriore, kumtoi ushtria.

"Më vjen keq për vdekjen e nëntë ushtarëve në helikopterin ushtarak që duhej të furnizonte ushtarët në luftën kundër klanit del Golfo në jug të Bolivarit, ka shkruar presidenti kolumbian Gustavo Petro në X.

Klani del Golfo (Klani i gjirit) është organizata më e fuqishme në Kolumbi. Sindikatat e krimit rekruton anëtarët e saj kryesisht nga ish-paraushtarakët e krahut të djathtë dhe besohet se ka rreth 6.000 burra të armatosur.

Përvec tregtisë me drogë, organizata merret edhe me minieral ilegale dhe raketa për mbrojtje dhe është përgjegjëse për vrasje të shumta dhe konfiskim të pasurisë. Vitin e kaluar, ish-shefi i kartelit, Dairo Antonio Usuga i njohur si Otoniel, është dënuar me 45 vjet burg në SHBA. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR