• e premte, 05 dhjetor 2025

Nëntë persona humbën jetën në një aksident me autobus në Vietnam

Nëntë persona humbën jetën në një aksident me autobus në Vietnam

 Hanoi, 25 korrik 2025 (MIA) - Të paktën nëntë persona, përfshirë fëmijë, humbën jetën në një aksident komunikacioni që ndodhi herët këtë mëngjes në Vietnamin qendror, bëri të ditur qeveria.

 Në aksidentin, i cili ndodhi në orën 1:45 të mëngjesit të sotëm në provincën Ha Tin, ka marrë pjesë një autobus që doli nga rruga, goditi shenjat e komunikacionit dhe u përmbys.

Janë lënduar 16 persona, të cilët u shtruan menjëherë në spital me lëndime të shumta.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR