• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim në fushën e sektorit të gazit me Serbinë

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim në fushën e sektorit të gazit me Serbinë

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Shqyrtimi i mundësisë për zhvillim të lidhjes së re direkte në mes të dy sistemeve të gazit, si dhe në afat prej 9 muajsh të përgatitet Studimi i Fizibilitetit dhe Studimi për vlerësimin e ndikimit të projektit në mjedisi jetësor dhe social për ndërlidhjen e re të gazit ndërmjet dy vendeve parashikohet në Memorandumin për bashkëpunim në fushën e sektorit të gazit që u nënshkrua sot në Qeveri nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës së  Republikës së Serbisë.

"Bazuar në rezultatet e hulumtimit teknik dhe të tregut dhe duke marrë parasysh infrastrukturën ekzistuese për transmetimin e gazit nga të dyja palët, Palët do të analizojnë dhe marrin vendimet e duhura për realizimin e projektit dhe koordinimin e veprimeve të mëtejshme, thuhet në Memorandumin. 

Interkonektori i gazit Maqedonia e Veriut - Serbi është përcaktuar si projekt lider për rrjetet energjetike në kuadër të EUSAIR (EU Strategy for the Adriatic and Ionian Region), me të cilin do të sigurohet sigurni në furnizimin për rajonin e Evropës Juglindore dhe BE-së përmes zbatimit të projekteve nga Korridori Jugor i Gazit i BE-së dhe Unazës transballkanike të gazit, përmes diversifikimit të rrugëve dhe burimeve të furnizimit me gaz. ls/

Foto: Ministria e Energjetikës 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR