• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi midis Shkupit dhe Romës

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi midis Shkupit dhe Romës

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetari i qytetit të Romës, Roberto Gualtieri sot në Shkup nënshkruan Memorandum për vendosjen e bashkëpunimit, marrëdhënieve miqësore, aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave në fushën e kulturës dhe mjedisit, si dhe gjetjen e zgjidhjeve për sfidat e karakterit socio-ekonomik.

Me Memorandumin, Shkupi dhe Roma do të mbështesin dhe inkurajojnë mbështetjen reciproke për iniciativat që synojnë bashkëpunim dhe zhvillimin në fushën e urbanizmit, rigjenerimit urban, mbrojtjes së mjedisit jetësor, kulturës dhe iniciativat drejt bashkëpunimit dhe zhvillimit në fushën e përfshirjes dhe inovacionit.

"Në takimin e sotëm kryetarja Arsovska e njoftoi kryebashkiakun Gualtieri për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në kuadër të kandidaturës së Shkupit për titullin prestigjioz Kryeqytet i kulturës evropiane dhe theksoi mbështetjen e Shkupit për kandidaturën e Romës për Ekspo 2023", informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Foto: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR