• e diel, 22 dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshje me të cilën paralajmërohet se Spitali Klinik Tetovë do të rikonstruktohet me donacion nga kompania Ekolog

Nënshkruhet marrëveshje me të cilën paralajmërohet se Spitali Klinik Tetovë do të rikonstruktohet me donacion nga kompania Ekolog

 Tetovë, 9 dhjetor 2023 (MIA)   -  Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri dhe Lazim Destani, pronar i grupit të biznesit Ekolog sot nënshkruan memorandum për bashkëpunimi që duhet të rezultojë me donacione nga kompania që do të përdoret për rikonstruktimin e pjesëve të objektit shëndetësor.

Siç u paralajmërua, bashkëpunimi do të fillojë me rikonstruktimin e 400 metra katrorë në ambulanca në disa reparte, si dhe me një sipërfaqe prej rreth 800 metra katrorë në rikonstruksionin e plotë të pjesëve ku kryhet trajtimi spitalor i pacientëve. 

 "Grupi Ekolog në vazhdimësi kujdeset për qytetarët e Tetovës dhe më gjerë. Ekolog ka investuar në qëllime humanitare në Shkup në Spitalin e Qytetit, por tani me fokus të veçantë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku do të fillojë një bashkëpunim për donacion dhe angazhim, të cilin kompania Ekolog do të investojë në rikonstruktimin  e pjesës së ambulancës në klinika interne, që përfshin rikonstruktimin e dy ambulancave për endokrinologji, një për EEG, një për ambulancën  neurologjike, ambulancën psikiatrike dhe me kënaqësi të madhe them se edhe fëmijët nga Tetova do të kenë një klinikë pediatrie në katin përdhesë. Çdo dhomë spitali do të jetë e pajisur me një tualet dhe një kabinë dushi në vetë dhomën. Do të lehtësohet dhe do të përmirësohet cilësia e shërbimit shëndetësor që do t'u ofrohet këtyre pacientëve të shtruar. Ky është vetëm fillimi i investimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Spitalit Klinik të Tetovës dhe korporatës Ekolog", tha Ilir Demiri, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Sipas drejtorit, investimi në fillim është mbi një milion euro, ndërsa në të ardhmen do të varet nga disa rrethana si dhe nga gatishmëria e spitalit. 

"Jam i lumtur që kemi mundësi ta mbështesim Spitalin Klinik të Tetovës në këtë formë. Jam i bindur se pacientët e Tetovës meritojnë kushte dhe trajtim evropian, ashtu siç na ngjan së bashku të jemi qytetarë evropianë dhe shtet evropian. I jam mirënjohës edhe familjes sime për këtë donacion, si dhe për punën e përkushtuar të drejtorit të Spitalit, dr. Ilir Demiri, që reflekton besimin se me qasje profesionale dhe të sinqertë mund të bëhen gjëra të mëdha", tha Lazim Destani. 

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR