• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare

Nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Përfaqësues të partive politike dhe koalicionit, sot në Sallën e kristaltë të Shtëpisë ligjvënëse e kanë nënshkruar Kodin për gjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

Kryetari i Komsionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski theksoi se ky akt paraqet shprehje të vullnetit që të ruhet integriteti i procesit demokratik.

"Kodi është konfirmim për zhvillimin demokratik për shoqërinë tonë se të gjithë së bashku obligohemi në parimet e demokracisë. Përmes nënshkrimit të Kodit, nënshkruesit dërgojnë mesazh për zgjedhje korrekte dhe respektim të të gjitha rregullave, ligjeve dhe dispozitave, si dhe respektim të sundimit të drejtësisë dhe shtetit juridik gjatë organizimit të zgjedhjeve", theksoi kryetari i Komsionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.

Me nënshkrimin, thotë Dashtevski partitë politike obligohen se do ra respektojnë kodin etik dhe nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes në fushatën parazgjedhore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR