• e enjte, 04 korrik 2024

Nënshkruhen marrëveshje për 129 projekte për zhvillim të balancuar rajonal me vlerë 13 milionë euro

Nënshkruhen marrëveshje për 129 projekte për zhvillim të balancuar rajonal me vlerë 13 milionë euro

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA)-  Mbështetja direkte financiare prej 800 milionë denarë (13 milionë euro) për 129 projekte të reja do të shpërndahet në komunat dhe rajonet planore në vend përmes Programit për zhvillim rajonal.

Marrëveshjet për financimin e projekteve, nga të cilat 29 janë për rajonet planore, ndërsa 100 për komunat janë nënshkruar sot në Qeveri. Paratë janë të destinuara për zhvillimin e infrastrukturës rrugore lokale, ndërtimin e kopshteve, blerjen e pajisjeve urbane dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Sipas Zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, synimi është të zvogëlohet pabarazia në zhvillimin socio-ekonomik të vendit dhe ndarjet e fshatit dhe qytetit dhe të përmirësohet mirëqenia e përgjithshme sociale.

"Fatkeqësisht, jemi në një situatë ku dallimi në mes të rajonit më të pazhvilluar - verilindor dhe më të zhvilluar - Shkupin, është një me shtatë. Këtë hendek nuk mund ta adresoni nëse nuk keni politika konsistente që janë të inkorperuara në të gjitha programet e ndryshme të Qeverisë", tha Bytyqi.

Sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, shpenzimi i mjeteve të ndara është plotësisht nën kontroll përmes të gjitha institucioneve qeveritare.

-"Në këto projekte nuk mund të ketë  jotransparencë. Projektet i ndjekim nga fillimi deri në fund, tha Penov. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR