Nënshkrimi i Marrëveshjes midis qeverive të Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me partneritetin për realizimin e objekteve infrastrukturore (drejtëpërdrejtë)
- Nënshkrimi i Marrëveshjes midis qeverive të Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me partneritetin për realizimin e objekteve infrastrukturore, me të cilën vendi merr në dispozicion shumën historikisht më të madhe të mjeteve prej pesë miliardë funta për realizimin e projekteve kapitale.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:49, 22 maj, 2025
Londër, 22 maj 2025 (MIA) - Nënshkrimi i Marrëveshjes midis qeverive të Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me partneritetin për realizimin e objekteve infrastrukturore, me të cilën vendi merr në dispozicion shumën historikisht më të madhe të mjeteve prej pesë miliardë funta për realizimin e projekteve kapitale.
Marrëveshjen do ta nënshkruajnë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe ministri britanik i Ekonomisë dhe Eksportit, Geret Tomas, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra.
Qeveria e Maqedonisë dy ditë më parë e miratoi teksin e Marrëveshjes, pasi kryeministri Hristijan Mickoski dhe homologu i tij britanik, Kir Starmer arritën pajtueshmëri për një partneritet strategjik në takimin e mbajtur në kuadër të Samitit të komunitetit politik evropian në Tiranë. ls/