• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nën moton "Fillime të shëndetshme, një e ardhme shpresëdhënëse" shënohet Dita botërore e Shëndetit

Nën moton

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Nën moton "Fillime të shëndetshme, një e ardhme shpresëdhënëse" sot në Shkup është shënuar Dita botërore e shëndetit, në organizim të Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë.

Kryetari i Shoqatës mjekësore të Maqedonisë, Goran Dimitrov theksoi se puna më e rëndësishmja është që promovimi të arrijë tek të gjithë mendjet që nuk vijnë për kontrolle të rregullta, ekzaminime dhe marrje analizash dhe vaksinash për t'u mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës.

"E mira është që vitin e kaluar kemi futur vaksinën nëntëvalente dhe tani vaksinojmë edhe djemtë edhe vajzat. Ndryshe nga vitet e kaluara kur ajo ra deri në 32 për qind, tani ajo rritet në mbi 50-60 për qind. Nuk ka efekte anësore nga vaksina. Deri më tani janë dhënë 270 milionë doza të kësaj vaksine, e cila konsiderohet si zbulim i shekullit të 21-të", tha Dimitrov.

Në pyetjen e një gazetari për përparimin në shkencë, Dimitrov thekson se ata bëjnë atë që është në kompetencën e tyre.

"Për përparim në shkencë, këto janë institucionet edukative të rëndësishme që ekzistojnë në vend. Këto janë tre fakultetet e mjekësisë, shkollat ​​e arsimit të mesëm mjekësor dhe të gjitha të tjerat. Mirëpo, ajo që na takon është që me rëndësi të madhe organizojmë ngjarje, punëtori, kongrese, simpoziume që janë të karakterit ndërkombëtar, tha ai.

Dimitrov përmendi se Shoqëria mjekësore e Maqedonisë këtë vit feston 80 vjetorin e saj, e cila është themeluar në gusht të vitit 1945. Ai theksoi se numri i tyre është rreth shtatë-tetë mijë mjekë dhe organizata punon për arritjen e qëllimeve të SHMM-së - organizimin e edukimit të vazhdueshëm mjekësor, sepse, siç tha, edukimi i mjekëve nuk ndalet me përfundimin e fakultetit, si dhe dhe ruajtjen e reputacionit të mjekëve në vendin tonë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari theksoi se si Ministri, ajo që bëjnë është që pacientët tanë të kenë kushte më të cilësore, më të mira dhe më afër tyre. Ministri theksoi se shëndeti i nënave dhe të porsalindurve është një nga prioritetet kryesore, si dhe ua uroi të gjithë punonjësve shëndetësore Ditën botërore të shëndetit. 

Akim Aliu, përfaqësues i Organizatës botëtore të shëndetësisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut theksoi se këtë vit fokusi është te shëndeti i nënës dhe shëndeti i të porsalindurve, gjë që, siç tha, është thelbësore për të ardhmen e vendit.

"Me të vërtetë punë shumë të mirë kanë kryer mjekët tuaj, infermieret dhe të gjithë punonjësit shëndetësore dhe Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të madh, megjithatë ka ende punë që duhet bërë. Shpresoj se do të vazhdojmë të punojmë së bashku në të ardhmen dhe të arrijmë sukses", tha Ali. ls/ 

Foto: MIA/ Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR