Në zjarrin në PK "Mavrovë" afër fshatit Vërben filloi veprimi me helikopter
- Zjarri i cili dje paradite u paraqit në territorin e Parkut Kombëtar "Mavrovë" në atarin e fshatit Vërben edhe më tutje është aktiv. Përhapja e tij që nga mëngjesi ka drejtim verilindor dhe aktualisht nuk ka rrezik për pronat dhe shtëpitë, informojnë nga PK Mavrovë.
- Post By Sara Ademi
- 13:23, 14 gusht, 2024
Gostivar, 14 gusht 2024 (MIA) - Zjarri i cili dje paradite u paraqit në territorin e Parkut Kombëtar "Mavrovë" në atarin e fshatit Vërben edhe më tutje është aktiv. Përhapja e tij që nga mëngjesi ka drejtim verilindor dhe aktualisht nuk ka rrezik për pronat dhe shtëpitë, informojnë nga PK Mavrovë.
Zjarri përveç dëllinjave dhe bimëve tjera me shkurre ka përfshirë edhe një pjesë të pyllit me bredha, me çka rritet edhe intensiteti i tij.
"Sapo kemi marrë informacion se helikopterët do të përfshihen në shuarjen e zjarrit për të lokalizuar së paku situatën në Malin Vërbenska. E vetmja rrethanë fatlume është se vija e përhapjes së zjarrit të çon jashtë vendbanimit. Ekipet tona së bashku me policinë dhe banorët janë në terren dhe po mundohen ta stabilizojnë situatën", thotë Samir Ajdini, drejtor i PK “Mavrovë”.
Drejtori i QMK-së Stojançe Angellov përmendi se përveç mbështetjes ajrore në shkuarje përdoret edhe taktika me makineri ndërtimore nga tokë në afërsi të fshatit Vërben. sa/
foto: Arkivi i MIA-s