Në zgjedhjet presidenciale në Poloni sukses i papritur i të djathtës ekstreme
- Në rrethin e djeshëm të parë të zgjehdjeve për president të Polonisë, sukses të papritur senzacional përjetoi e djathta ekstreme, kur Sllavomir Mencen nga Konferenca nacionaliste radikale, sipas parashikimeve për epilogun, fitoi 15,4 për qind dhe është i treti, ndërsa në vendin katërt u gjet Gzhezhozh Braun me 6,2 për qind të papritura të votave.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:34, 19 maj, 2025
Varshavë, 19 maj 2025 (MIA) - Në rrethin e djeshëm të parë të zgjehdjeve për president të Polonisë, sukses të papritur senzacional përjetoi e djathta ekstreme, kur Sllavomir Mencen nga Konferenca nacionaliste radikale, sipas parashikimeve për epilogun, fitoi 15,4 për qind dhe është i treti, ndërsa në vendin katërt u gjet Gzhezhozh Braun me 6,2 për qind të papritura të votave.
Nëse rezultatet zyrtare i konfirmojnë parashikimet dalëse, rrethi i dytë më 1 qershor do të jetë akoma më i paqartë nga anketat parazgjedhore, sepse kandidati i koalicionit në pushtet, prefekti proevropian i Varshavës, Rafal Çaskovski, fitoi 30,8 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, kandidati i nacionalistëve konservatorë nga partia E drejta dhe Drejtësia, drejtori i Institutit për kujtim të popullit Karol Navrocki, fitoi 29,1 për qind.
Për rrethin e dytë, më të rëndësishëm se përqindjet individuale për kandidatët, sipas vlerësimeve të analistëve, janë përqindjet e votave në të cilat mund të llogarisë koncepti i Polonisë proevropiane, me gjyqësi dhe mediume të pavarura dhe shoqëri të fuqishme qytetare, dhe Poloni sipas pikëpamjeve të Hungarisë së kryeministrit Viktor Orban.
Kandidatët proevropianë, demokratë në rrethin e parë fituan 39,7 për qind të votave, përderisa konservatorët nga partia opozitare E Drejta dhe Drejtësia së bashku me nacionalistët radikalë dhe të djathtën ekstreme fituan 51,5 për qind të votave.
Karol Navrovki në reagimin e parë ndaj parasjikimit zgjehdor paralajmëroi për rrezikun që koalicioni në pushtet i kryeminsitrit Donald Tusk të fitojë monopol të pushtetit në Poloni, sepse ka shumicë në të dy dhomat e parlamentit, ndërkaq nëse Nevrocki humbë, do të ketë edhe president.
"Ky është momenti ta shpëtojmë Poloninë", kërkoi Navrocki mbëhstetje nga Mencen, ndërsa kryeminsitrin Tusk e kërcënoi se këtë e ka çastin e fundit të sigurojë që rrethi i dtëy të jetë i drejtë.
"Angazhimi i institucioneve në fushatën zgjehdore e rrënon besimin e polakëve në institucione. Më 25 maj ju bëj thirrje në marsh të madh. Duhet ta ndalim atë ekspeditë të Tuskit drejt monopolit të pushtetit", tha Navrocki.
Gjatë tetë viteve derisa partia E Drejta dhe Drejtësia ishte në pushtet, e cila e zgjodhi Navrockin për kandidat të vet dhe ia financoi fushatën edhe pse ai dekalrohet si kandidat i pavarur, në Poloni ekzistonte mu një monopol i tillë për të cilin tani Navrocki e akuzon kryeministrin Tusk.
E Drejta dhe Drejtësia e Jarosllav Kaçinjskit e kishte shumicën në parlament, ndërsa 10 vite edhe presidentin - Andzhej Duda, të cilin jobashkëmendimmtarët e quanin "president lapsi" sepse i nënshkruante të gjitha reformat dhje ligjet që arrinin nga partia e tij.
Edhe vëzhguesit e OSBE-së në zgjedhjet presidenciale, por edhe në ato parlamentare gjatë atyre tetë viteve paralajmëronin për kushte jo të drejta zgjedhore, kur Servisi publik televiziv, atëherë nën kontrtoll të pushtetit, zhvillonte fushatë kundër opozitës së atëhershme demorkatike proevropiane, ndërsa mjetet publike shfrytëzoheshin për fushata oarazgjehdore të pushtetit, përfshirë edhe keqpërdorimin e fushatave të funksionarëve, transmeton Beta. ab/
Foto: ЕPА