• e shtunë, 27 korrik 2024

Në VK Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth gjysëm ore

Në VK Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth gjysëm ore

Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Tabanoc" për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, kumtoi LAMM.

.Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR