• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në VK “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet rreth 45 minuta

Në VK “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet rreth 45 minuta

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informoi se intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK “Tabanoc” dhe VK “Bogorodicë” për hyrje në vend, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth 45 minuta.

Siç bëri të ditur LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR