• e diel, 22 dhjetor 2024

Në VK Qafë Thanë është parandaluar kontrabanda e 53,3 kilogramëve marihuanë, destinacioni i fundit ishte Maqedonia e Veriut

Në VK Qafë Thanë është parandaluar kontrabanda e 53,3 kilogramëve marihuanë, destinacioni i fundit ishte Maqedonia e Veriut

Dibër, 8 maj 2024 (MIA) - Në Vendkalimin kufitar Qafë Thanë, në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, policia parandaloi kontrabandë të 53,3 kilogramëve marihuanë, destinacion i i fundit i të cilëve ishte Maqedonia e Veriut.

"Në suaza të aksionit policor është arrestuar 46-vjeçari Elton Grabocka, banor i Korçës, i cili drejtonte automjetin "folksvagen" ku e kishte fshehur drogën e ndarë në disa paketime. Si dëshmi materiale është marrë sasia e drogës, automjeti dhe dy telefona celularë", qëndron në kumtesën e policisë.

Shtohet se vazhdon hetimi edhe në bashkëpunim me kolegët nga Maqedonia e Veriut, për ndriçimin e plotë të rastit dhe kapjen e personave të tjerë për të cilët ekziston dyshimi se janë të përzier.

Grabocka, sipas policëve, në vitin 2020 është arrestuar për shkak të ndihmës në kalimin ilegal të kufirit, pasi që ishte kapur si transporton emigrantë në drejtim të Tiranës. ab/

Foto: policia Korçë

QËNDRONI TË LIDHUR