• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në VK Preshevë një grua tentoi të kontrabandojë mbi 1.700 pako cigare nga Maqedonia e Veriut

Në VK Preshevë një grua tentoi të kontrabandojë mbi 1.700 pako cigare nga Maqedonia e Veriut

Beograd, 18 mars 2024 (MIA) - Një pasagjere ka tentuar të kontrabandojë mbi 1.700 pako  cigare në autobus nga Maqedonia e Veriut për në Austri në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc, njoftoi sot Drejtoria Doganore e Serbisë.

Doganierët e kanë zbuluar shkeljen më 16 mars në bashkëpunim me policinë. Pasagjerja ka tentuar të kontrabandojë në çantat e saj cigare në vlerë prej gjysmë milioni dinarë.

Rasti u zbulua kur një autobus që qarkulllonte nga Maqedonia e Veriut për në Austri ishte veçuar për një kontroll të detajuar në hyrje të Serbisë.

Edhe pse shoferët dhe pasagjerët më parë deklaruan se mbanin vetëm bagazhe personale, gjatë kontrollit në hapësirën e bagazheve janë gjetur tre thasë të mëdhenj të mbushur me cigare.

Në çantat, për të cilat njëra nga pasagjerët u paraqit se është pronarja, u gjetën 1.730 kuti cigare “Çesterfield” me pulla akcize nga Maqedonia e Veriut.

Cigaret, vlera e të cilave llogaritet në gati gjysmë milioni dinari, me vendim të gjykatës janë konfiskuar përgjithmonë, ndërsa pasagjeres i është shqiptuar gjobë për shkelje  të kryer. qa

Foto: Drejtoria Doganore e Serbisë

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR