• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në VK "Bllacë" është arrestuar një shtetas kosovar i kërkuar nga Interpoli

Në VK

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Një shtetas i Kosovës i kërkuar nga Interpoli është arrestuar sot në pikën kufitare  "Bllacë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Sot në ora 04:30 në pikën kufitare "Bllacë”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria  A.B. (36) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se në procesverbalet zyrtare është nën masën “arrest nga Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar – Interpol", informojnë nga MPB.

Nga Ministria theksojnë se personi u ishte dorëzuar nëpunësve të policisë në stacionin policor Kisella Voda për procedurë të mëtejshme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR