Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet rreth 30 minuta, në VK Bogorodicë 20 minuta, ndërsa në VK Dojran 15 minuta
- Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes është rreth 20 minuta, në VK Dojran rreth 15 minuta, ndërsa në VK Tabanoc rreth 30 minuta, bëri të ditur Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:18, 11 gusht, 2025
Shkup, 11 gusht 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes është rreth 20 minuta, në VK Dojran rreth 15 minuta, ndërsa në VK Tabanoc rreth 30 minuta, bëri të ditur Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: Arkivi i MIA-s