• e premte, 05 dhjetor 2025

Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet prej 15 deri 30 minuta

Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet prej 15 deri 30 minuta

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Në VK "Tabanoc" vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa koha e pritjes është 15 deri 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. 

Siç njofton LAMM, prej nesër, prej orës 8:00 deri në orën 16:00 do të sigurohet gara çikliste Hrono dhe për atë shkak komunikacioni në rrugën rajonale vendkalimi kufitar Pelince në shtrirjen nga udhëkryqi drejt fshatit Dragomance deri në Qendrën memoriale KAÇKM në fshatin Pelince do të ndërpritet.

Nesër prej orës 8:00 deri në orën 17:00 do të sigurohet gara çikliste "Моунтаин бајк (trajnim)", me ç'rast komunikacioni në rrugën në fshatin Dobërshan në rrugën rajonale për në Sveti Nikole deri në vendin e quajtur "Studena Voda" do të jetë i mbyllur.

Mbyllje të përkohshme të rrugës rajonale Kumanovë - vendkakimi kufitar "Pelince" është planifikaur për tre ditë, deri më 24 korrik.

LAMM, rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR