• e diel, 07 korrik 2024

Në Veles deri në orën 9:00 kanë votuar 6,36 për qind për president dhe 6,29 për qind për deputetë

Në Veles deri në orën 9:00 kanë votuar 6,36 për qind për president dhe 6,29 për qind për deputetë

Veles, 8 maj 2024 (MIA) - Në Veles dhe rrethinë në të gjitha 84 vendvotimet deri në orën 9:00 për të votuar në rrethin e dytë për zgjedhje të presidentit nga 33 858 të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore deri në orën 9 kanë votuar 2 794 qytetarë, përkatësisht 6,36 për qind.

Në Listën e vetme zgjedhore nga 44 954 të regjistruar për zgjedhje të deputetëve në Parlament deri në orën 9:00 votuan diç më pak përkatësisht 2763 apo 6,29 për qind, informoi për MIA-n Rebeka Bajdevska Gjosheva, anëtare e KKZ Veles.

Në të gjitha vendvotimet, votimi po zhvillohet sipas të gjitha rregullave zgjedhore dhe në rendin më të  mirë dhe nga KKZ Veles informojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me këshillat zgjedhorë dhe e ndjekin punën e tyre rreth rregullshmërisë dhe rrjedhës së zgjehdjeve. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR