Në Veles deri në orën 13 dalja është 30,08 për qind për zgjedhjet presidenciale dhe 30,57 për qind për zgjedhjet parlamentare
- Në Veles dhe rrethinë në të gjitha 84 vendvotimet deri në orën 13 për votim në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president nga 44 858 të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore për president votuan 13 494 ose 30,08 për qind nga zgjedhësit.
- Post By Lindita Sulejmani
- 15:14, 8 maj, 2024

Veles, 8 maj 2024 (MIA) - Në Veles dhe rrethinë në të gjitha 84 vendvotimet deri në orën 13 për votim në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president nga 44 858 të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore për president votuan 13 494 ose 30,08 për qind nga zgjedhësit.
Në Listën e vetme zgjedhore nga 44 954 të regjistruar për zgjedhje të deputetëve deri në orën 13 kanë votuar 13 742 ose 30,57 për qind e votuesve, informoi për MIA-n, Rebeka Bajdevska Gjosheva nga KKZ Veles.
Nga KKZ Veles u bëjnë thirrje votuesve deri në orën 19 të dalin në vendvotime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s