• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Veles deri në orën 11 kanë votuar 17,52 për qind për president dhe ]17,48 për qind për deputetë

Në Veles deri në orën 11 kanë votuar 17,52 për qind për president dhe ]17,48 për qind për deputetë

 Veles, 8 maj 2024 (MIA) - Në Veles dhe rrethinë në të gjitha 84 vendvotime deri në orën 11 në votim në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit nga 44 858 të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore kanë votuar 7859 ose 17,52 për qind e votuesve.

Në Listën e vetme zgjedhore nga 44954 të regjistruar për zgjedhjen e deputetëve deri në ora 11 kanë votuar 7855 ose 17,48 për qind e zgjedhësve, informojnë për MIA-n, nga KKZ Veles. 

 Në Komunën Gradsko në 11 vendvotime  nga 3019 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore për zgjedhjen e presidentit deri në orën 11 kanë votuar 576 ose 19,08 për qin, ndërsa nga  3024  në listën për deputetë deri në orën 11 kanë votuar gjithashtu 576 ose 19,05 për qind, deklaroi për MIA-n Meri Sedmakova Dimovska, kryetare e KKZ-së. 

Sqaron se gjithçka po zhvillohet në një atmosferë të drejtë dhe demokratike dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me këshillat zgjedhorë. Gjithashtu janë edhe në terren dhe i vizitojnë dhe monitorojnë punën e tyre. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR