• e enjte, 20 qershor 2024

Në Vardarishte janë djegur goma dhe bimësi e ulët, regjistrohen edhe tetë zjarre në ambiente të hapur

Në Vardarishte janë djegur goma dhe bimësi e ulët, regjistrohen edhe tetë zjarre në ambiente të hapur

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Tetë zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar, kumton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në Gazi Babë afër deponisë Vardarishte (janë djegur goma dhe bimësi e ulët dhe është djegur sipërfaqe prej një hektar), pastaj Manastir afër Maglenicës, Prilep pranë garnizonit të armatës, fshati Mërzenci Gjevgjeli, Bogdanci në atarin e Bogdancit (bimësi e ulët), Kavadar afër vendbanimit “Glishiq”, në lokalitetin “Smilica” (bimësi e ulët – sipërfaqe e djegur prej një hektar), Likovë afër fshatit Mateç (bimësi e ulët) dhe në Komunën e Rankovcit afër fshatit Ginovcë (janë djegur sipërfaqe të përziera pyjore dhe është djegur sipërfaqe prej një hektar).

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR