• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Turqi janë arrestuar 58 persona se kanë përgatitur provokime me rastin e 1 majit

Në Turqi janë arrestuar 58 persona se kanë përgatitur provokime me rastin e 1 majit

Ankara, 30 prill 2024 (MIA) - Gjithsej 58 persona janë arrestuar në pjesë të ndryshme të Turqisë, pasi që është konstatuar se janë të përzier në përgatitje të provokimeve me rastin e Ditës së Punës - 1 Majit, kumtoi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja në X.

Ata janë arrestuar gjatë akisonit policor "Bozdogan-33", kryer në gjithsej 11 qarqe turke - Stamboll, Dijarbekir, Adanë, Antali, Bilexhik, Mardin, Batman, Muglla, Mush, Shanliurfa dhe Van.

Në aksionet në Antlai dhe në Izmir, janë arrestuar katër të dyshuar, për të cilët u konstatua se përmes profileve të tyre në rrjetet sociale kanë kryer propagandë në dobi të organizatave majtiste terroriste.

Nuk do të lejojmë të tolerohet asnjë terrorist. Me përpjekje të vazhdueshme të forcave tona të sigurimit do të vazhdojmë me luftën tonë të vendosur, gjithnjë derisa nuk neutralizohet edhe terroristi i fundit në emër të paqes, unitetit dhe solidaritetit të popullit tonë, theksoi Jerlikaja.

Ministri i Punëve të Brendshme dje kumtoi se autoritetet ndalojnë organizimin e demonstratave me rastin e i Majit në sheshin qendror Taksim në Stamboll. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR