• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në tubimin parazgjedhor, Erdogani e quajti opozitën "pro-LGBT"

Në tubimin parazgjedhor, Erdogani e quajti opozitën

Stamboll, 8 maj 2023 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në tubimin e djeshëm në Stamboll, e quajti opozitën "pro-LGBT", duke e përforcuar retorikën e tij ndaj kundërshtarëve të tij shtatë ditë para zgjedhjeve, rezultatet e të cilave pritet të jenë të ngushta. Në tubimin në Stamboll morën pjesë 1,7 milion njerëz.

Në Turqi më 14 maj duhet të mbahen zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa anketat tregojnë se Erdogani po përballet me sfidën më të madhe zgjedhore në pushtetin e tij shumëvjeçar.

Në tubimin në Stamboll, Erdogani i bëri thirrje bazës së tij konservatore myslimane votuese, transmeton Hina. "Partia AKP dhe partitë e tjera në aleancën tonë asnjëherë nuk do të jenë pro-LGBT, sepse familja është e shenjtë për ne. Do t'i gropojmë ata që janë pro-LGBT në kuti votimi", i porositi ai të pranishmit.

Erdogan në vitet e fundit e ashpërsoi retorikën kundër komunitetit LGBT, shpesh duke i quajtir anëtarët "devijues".

Dje, ai e sulmoi edhe rivalin e tij kyç zgjedhor, Kemal Kiliçdarollu, i cili e kryeson aleancën kryesore opozitare. "Populli im nuk do të lejojë pijanecët të dalin në skenë", tha Erdogan.

"Kombi im do ta japë përgjigjen e duhur më 14 maj. Nuk do të lejojmë Kiliçdarollu, i cili është dorë më dorë me terroristët, ta ndajë atdheun tonë", theksoi presidenti turk.

Erdogan e akuzon Kiliçdarollun se ka marrë mbështetje nga Partia e ndaluar punëtore kurde (PKK), e cila zhvillon luftime që prej vitit 1980, në të cilat jetën e kanë humbur mbi 40.000 njerëz. Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja e konsiderojnë PKK-në grup terrorist.

Opozita më parë i dënoi pohimet e Erdognait si retorikë përçarëse dhe fushatë të rrezikshme.

Në tubimin parazgjedhor në qytetin lindor Erzurum, vatër e Partisë së drejtësisë dhe zhvillimit (AKP) të Erdoganit, demonstruesit gjuajtën gurë ndaj prefektit të Stambollit, Ekrem Imamollu, anëtar i Partisë kryesore opozitare republikane popullore (CHP). Imamollu më vonë informoi se në atë incident janë lënduar dhjetë persona.

Prefekti i Stambollit, i cili do të bëhet nënpresident nëse fiton Kiliçdarollu në zgjedhje, iu drejtua ushtarëve të vet nga kulmi i autobusit kur ndaj tij fluturuan gurë. Imamollu e ndërpreu fjalimin e tij dhe u largua nga vendi me autobus.

"Largohemi për shkak të sigurisë tuaj", i porositi Imamollu ithtarët e tij, duke shtuar se do të parashtrojë paraqitje penale ndaj guvernatorit të Erzurumit dhe shefit të policisë sepse lejuan dhunë.

Qytetarët e Turqisë më 14 maj do të votojnë në zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare dhe do të zgjedhin mes katër kandidatëve presidencial dhe 24 partive politike dhe 151 kandidatë të pavarur për deputetë.

Të drejtë vote në zgjehdje kanë 64,11 milionë njerëz, ndërsa për herë të parë do të votojnë mbi 4,9 milionë qytetarë turq.

Presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan, më pas Muharem Inxhe, kemal Kiliçdarollu dhe Sinan Ogan, sipas orarit në fletëvotim, janë kandidatë për president të Turqisë.

Vendvotimet të dielën më 14 maj do të jenë të hapura prej orës 8:00 deri në orën 17:00 sipas kohës lokale, në 87 rajone. Vendvotimet do të jenë të hapura edhe jashtë Turqisë, në 75 vende dhe 156 përfaqësi të këtij vendi. Mbi 3,41 milionë qytetarë janë paraqitur për votim nga jashtë vendit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR