Në Tiranë është arrestuar një person nga Shkupi i kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Austria
- Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar sot në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për disa vepra të rënda penale, përfshirë "Trafikim droge", "Kërcënim i rrezikshëm", "Zhvatje e rënduar"dhe "Plagosje".
Shkup, 13 korrik 2025 (MIA) - Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar sot në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për disa vepra të rënda penale, përfshirë "Trafikim droge", "Kërcënim i rrezikshëm", "Zhvatje e rënduar"dhe "Plagosje".

"Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës të koduar “Operacionalja 54”.
Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut”, njofton policia shqiptare.
Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua si provë materiale. mb/
Foto: MPB Shqipëri