• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Tetovë u mbajt panel diskutimi për nevojën e programeve arsimore për shëndetin mendor tek të rinjtë

Në Tetovë u mbajt panel diskutimi për nevojën e programeve arsimore  për shëndetin mendor tek të rinjtë

Tetovë, 19 qershor 2024 (MIA) - Në Tetovë u mbajt panel-diskutimi me temën "Sa të rëndësishme janë programet arsimore për mirëqenien dhe shëndetin mendor të të rinjve?, ngjarje që është pjesë e projektit rajonal "Trupat tanë nuk janë tabu", që zbatohet në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. 

 Në Maqedoninë e Veriut projektin e zbatojnë Shoqatat Hera dhe Tiiiit! Inc. me mbështetjen e Ambasadës franceze.

 "Sot, së bashku me ekspertët, me mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, me punonjësit e shëndetësisë, ne praktikisht hapim temën se si shoqëri mund të bashkohemi të gjithë dhe të flasim për të përmirësuar nevojat arsimore që të jenë ashtu siç do t'u përshtaten nevojave të të rinjve, gjegjësisht në një mënyrë që të rinjtë në vendin tonë janë pikërisht në tavolinat e shkollës, ku kalojnë pjesën më të madhe të kohës", deklaroi Elizabeta Bozhinoska, drejtoreshë programi e HERA-s. 

 Gordana Bllazheska - Spiridonova psikologe shkolle, beson se më shumë kërkime tregojnë për numrat sipas të cilëve duhet t'i kushtohet vëmendje shëndetit mendor.

 "Ato numra tregojnë se në çfarë gjendje janë fëmijët tanë, në çfarë gjendje janë të rinjtë tanë, ndoshta edhe qytetarët. Askush nuk i pyet për higjienën e tyre mendore dhe si kujdesen për veten dhe përfaqësimi i këtyre temave në media është shumë i rëndësishëm. Kanë rol të rëndësishëm në theksimin e rëndësisë së kujdesit ndaj shëndetit mendor, në gjetjen e mënyrave se si institucionet mund të mbështesin këtë imazh publik të investimit në shëndetin mendor dhe tashmë ka hyrë gradualisht në kuadrin e institucioneve arsimore në dy-tre vitet e fundit është e mundur, këtu tashmë është futur përmes programeve të detyrueshme vjetore me realizimin e aktiviteteve të ndryshme në të cilat do të investohet edhe në aktivitete parandaluese në kujdesin e fëmijëve dhe të rinjve", tha Gordana Bllazhevska - Spiridonova. 

 Ajshe Ajrullai nga Byroja për Zhvillim të Arsimit tha se ka një planprogram pilot të zhvilluar me organizata joqeveritare në katër shkolla. "Sipas rezultateve dhe vlerësimi rishikohet dhe sipas reformave në arsimin fillor bëhet pjesë e një kurrikule që ka statusin e kurrikulës me zgjedhje dhe nxënësit nga mosha 15 vjeç nga klasa e nëntë mund ta zgjedhin atë si lëndë me zgjedhje dhe të edukohen për edukimin e tyre gjithëpërfshirës nga aspekti i seksualitetit", deklaroi Ajrullai. 

 Ron Gjinovci nga organizata joqeveritare "ORKA" nga Kosova theksoi se atje është e ngjajshme situata ashtu si në vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë, ndërsa çështjet e shëndetit mendor të të rinjve janë ende një temë tabu. qa

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR