Në Tetovë takim i Ali Ahmetit me Zijadin Selën
- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, aktualisht në Tetovë është në takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në deklaratë për Alsat, Sela thekson se bëhet fjalë për një takim të zakonshëm midis udhëheqjes së ngushtë të ASH-së dhe BDI-së.
- Post By Lindita Sulejmani
- 15:39, 7 maj, 2025
Shkup, 7 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, aktualisht në Tetovë është në takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në deklaratë për Alsat, Sela thekson se bëhet fjalë për një takim të zakonshëm midis udhëheqjes së ngushtë të ASH-së dhe BDI-së.
"Ky është një takim i zakonshëm i Frontit, udhëheqjes së ngushtë të ASH-së me udhëheqjen e BDI-së, dhe do të diskutojmë për situatën politike", tha Sela.
I pyetur nëse lideri i njërit krah të Aleancës së Shqiptarëve, Arben Taravari, do të bëhet pjesë e Frontit Evropian, Sela theksoi se ata janë të hapur për këdo që e ka kuptuar gabimin e tij dhe kërkon falje.
“Këto janë momente për të cilat nuk do të diskutohet sot, ndërsa "Fronti Evropian" është një organizëm i gjallë, i hapur, për të gjithë ato të cilët kërkojnë falje publike dhe kanë kuptuar gabimet që i kanë bërë, por pa u bërë gjëra të tilla, besoj se është e vështirë çfarëdolloj opsioni tjetër”, deklaroi Sela. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s