• e diel, 13 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Tetovë arrestohet i arratisuri nga burgu

Në Tetovë arrestohet i arratisuri nga burgu

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Në Tetovë dje është arrestuar një i arratisur nga burgu dhe është kthyer në INK Idrizovë për vuajtje të dënimit prej një viiti e gjashtë muaj.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se dje në orën 16:30 në rrugën “168” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar F.S. (35) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga Institucioni ndëshkues-korrektues  Idrizovë.

"F.S. u dënua me gjashtë vjet e 10 muaj për vepra të kryera penale nga nenet 215 dhe 396 të Kodit Penal dhe kishte edhe një vit 10 muaj e 6 ditë për të kryer dënimin. Ai është dërguar INK Idrizovë për të vuajtur dënimin", informoi MPB-ja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR