• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në territorin e tërë shtetit shqiptohen 275 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Në territorin e tërë shtetit shqiptohen 275 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, kumtoi sot MPB.

"Në këtë aksion janë sanksionuar 275 shoferë,  prej tyre njëzetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 155 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 120 shoferë jashtë vendeve të banimit", thuhet në kumtesë.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

MPB-ja u apelon të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR