• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në territorin e SPB Tetovë 21 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Në territorin e SPB Tetovë 21 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 25 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë mbrëmjes së kaluar nga ora 22:00 deri në ora 04:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë kanë kryer kontrollë për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, kanë sanksionuar 21 drejtues mjetesh në Tetovë dhe Gostivar.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Bfendshme, të gjithë shoferët kundërvajtës janë larguar menjëherë nga komunikacioni dhe janë përgatitur parashtresa përkatëse me gjoba në të holla prej 225 deri në 375 euro në kundërvlerë me denarë. Përveç kësaj, atyre do t'u hiqen përkohësisht patentë shoferët nga tre muaj deri në një vit. 

"Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë do të vazhdojë me kontrolle të tilla edhe në periudhën në vijim, dhe apelojmë që vozitësit të mos drejtojnë automjet nëse kanë konsumuar alkool. Kështu, ata do të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përgjithshme në komunikacion", theksohet në kumtesë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR