• e mërkurë, 17 prill 2024

Në territorin e SPB Manastir sanksionohen 19 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

Në territorin e SPB Manastir sanksionohen 19 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Mbrëmjen e kaluar në periudhën nga ora 22.00 deri në ora 04.00 në territorin e SPB Manastir është kryer kontroll për sanksionimin e drejtuesve të automjeteve të cilët drejtojnë automjet nën efektin e alkoolit.

Nga MPB sot njoftuan se gjatë kontrollit janë sanksionuar 19 vozitës, 9 prej tyre në Manastir, 4 në Prilep dhe nga dy në Resnjë, Makedonski Brod dhe Krushevë. Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 12 kundërvajtje të tjera.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR